Në përfundim të takimit me aleatët në selinë e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se rotacioni politik në vend është i domosdoshëm dhe nuk do të ketë forcë mbi tokë që do e ndalë atë.

Basha tha para mediave se parlamenti për ta është shpërndarë që prej 18 shkurtit të 2019-ës, dhe se çdo ligj i miratuar prej tij është nul dhe i pavlefshëm.

“Për ne ky parlament është shpërndarë në 18 shkurt, cdo ligj i ndërrmarrë nga një maxhorancë ilegjitime, është nul i pavlefshëm. njerëzit presin zgjidhje, dhe kjo nuk vjen me kalkuime, rotacioni është i pashmangshëm. Beteja e Ramës është të fusë rrugën e rotacionit në labirinte që ta zgjasë sa më shumë atë, por nuk do ketë forcë mbi tokë, të ndalë rotacionin dhe ardhjen e opozitës në pushtet. Detyra jonë të angazhojmë qytetarët, në disa rafshe. Rafshi i parë, është t’i dëgjojmë ata. 1 në 2 shqiptarë sot është nën kërcënimin e urisë kronike. Siguria publike është përtokë, Krye KÇK është Rama dhe qeveria e tij dhe nga ana tjetër të shtyjmë para procesin me partnerët perëndimorë. Ka një opozitë të bashkuar, që sot është maxhoranca morale, dhe këtu nuk do të lejojmë asnjë forcë, sado e motivuar të jetë, sic është krimi i organizuar, oligarkët apo kreu i qeverisë që i ka ulur në sofër, kjo është sot kontradikta. Po jua them qartë, do të vijojmë bashkëbisedimin më pas do shpalosim ofertën tonë, por nuk ka forcë mbi këtë dhe, që do të ndalë rotacionin. Rama i ka bërë llogaritë gabim, ia kam thënë këtë edhe para një muaji. Duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët, boll kanë paguar, por bashkimi ynë do të jetë i madh i pandalshëm. Rotacioni është i pashmangshëm.”