Basha pas takimit me Metën: Zgjedhjet e 13 tetorit do jenë për qytetarët

16/07/2019 - 11:43

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zbardhur detaje rreth takimit të tij 40 minutësh me Presidentin Ilir Meta, gjatë mëngjesit të sotëm.

Pas takimit me aleatët, Basha deklaroi se me Metën ka diskutuar për 13 tetorin, si datë të zgjedhjeve vendore, zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale.

"Kreu i Shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve presidenciale që nënkupton ndryshimet kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për njerëzit. Që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë, dhe aq më pak për Ymer Lalët dhe shokun e tyre, bab lokun e madh dhe oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t'i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrimi."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Berlin me Kryeministrin Edi Rama, ku u pritën në një takim ng

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, sulmoi ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa foli për situatën në vend pas tërmetit tragjik të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e parë publik në detyrën e saj të re në vendin tonë, pasi i

Pas konferencës në Berlin të kryeministrit Edi Rama me Kancelaren Angela Merkel, e cila shprehu angazhimin e saj për çeljen e negociatave

Pas takimit në Berlin, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Rama dhe Merkel takohen në Berlin. Merkel: Do të punojmë me forcë për një marrëveshje për çeljen e negociatave qysh në mars.

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore pas takimit të ekspertëve dhe përfaqësuesve politikë për këtë reformë, në një prononc

Për të përmbushur afatin e 15 marsit, grupit i punës për Reformën Zgjedhore ka listuar 12 çështje kyçe, ku vërehet se pjesën më të madhe

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë ambasadoren e re amerikane, Yuri Kim, ku kjo e fundit i ka dorëzuar letrat kredenciale.