Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, ku publikon një mesazh ku shkruan se persona të fortë kanë qenë te shtëpia e Tahirit.

“Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit:
“Zoti Basha prej 3 netesh ne darke te shpia e Tahirit jane mbledh shume njerez qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thase! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit”,
shkruan Basha.