Lulzim Basha denoncoi në parlament terrorin dhe presionet ndaj dëshmitarit x që shfaqet duke biseduar me Agron Xhafajn në audio-përgjimin që publikoi opozita.

Sipas kreut të opozitës, “Prej 72 orësh dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm nga abndat dhe nën terror nga policia e Fatmir Xhafajt”.

“E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit. Operacion policor për ta bënë nën terror dëshmitarin. Nga e dinë policia dhe Fatmir Xhafaj se kush është dëshmitari X? Nga e dinë? Por kamikazet Marku dhe Prela nuk veprojnë se për këtë punë janë aty. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë emëruar kamikazet e tyre në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe në krye të Policisë së Shtetit”, u shpreh Basha.

Fatmir Xhafaj dhe Partia Socialiste e kanë mohuar audio-përgjimin që publikoi Partia Demokratike. Sipas kryeministrit Rama, është bërë analiza shkencore dhe ka dalë se përgjimi ishte i sajuar. Për këtë janë dërguar në prokurori dy deputetët dhe këshilltari i PD-së që dolën në konferencën për mediat duke e bërë publik përgjimin.