Basha prezanton “qeverinë tranzitore”: Pa PD s’ka zgjedhje

02/05/2019 - 12:05

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nisi sot zyrtarisht prezantimin e platformës për Zgjedhje të Lira e të Ndershme.

Basha tha se kjo platformë ka për detyrë kryesore krijimin e qeverisë tranzitore, e vetmja që do të mund të nxirrte vendin nga kolpasi ku gjendet.

"Duhet të sanksionohet përmes një referendumi çdo ndryshim ligjor që do të përbëjë themelet e shtetit të së drejtës. Jemi në gjendje kolapsi total, s’ka qeveri legjitime. Vetëm 350 metra që këtu polica përdori gaz lotsjellës në shtëpitë ku flinin foshnjet e fëmijët për t’i larguar që aty, duke përdorur dru e dajak ndaj prindërve të tyre që s’donin të iknin pa proces të rregullt ligjor, pa dëmshpërblim. Prej disa muajsh vijon saga e Unazës së Re ku Rama u kap në vjedhjen e shekullit, jo thjesht për praktikën korruptive por për fitim tenderi nga një kompani fantazëm, për devijimin e projektit të Lanës për të mos u prekur trualli ku do ndërtonte një trafikant droge. Sot hapim këtë diskutim me ju dhe brenda partive tona. Presim që ky aspekt i rëndësishëm i transformimt, qeveria tranzitore, ky aspekt të pasurohet përmes këtij dialogu. Sot në ditët dhe javët në vijim presim që këto detyra të kthehen në procese të qarta insitucionale që të garantojmë një proces të ligshëm zgjedhor. Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Zgjedhjet pa të janë farsë. Ne nuk do lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në Shqipëri. Do ta mbahen vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave",- tha kryedemokrati.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të
letërnjoftimeve.
7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

Detyrat të detajuara

LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

• Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
• Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
• Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
• Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

• Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
• Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
• Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
• Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
• Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.
(lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

• Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
• Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
• Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

• Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
• Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
• Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
• Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
• Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

• Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
• Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
• Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
• Përditësim i hartave zgjedhore.
• Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
• Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

• Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
• Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
• Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE

• Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor.
Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve.
• Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin.
• Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore.
• Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave.
• Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje.
• Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputetja socialiste e Shkodrës, Senida Mesi i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha, pasi ky i fundit publikoi dje procesverb

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, zgjedhur kryebashkiak i Vorës në vot

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit.

Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u rriten me ritme më të shpejta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një lajm të mirë, për 15-vjeçaren Elona Kuburja.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me bllokimin e 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dosjen 184, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda shpal

Ministria e Financave ka reaguar për të sqaruar situatën e krijuar në Shkodër, pas deklaratës së Voltana Ademit se bashkisë i janë ndërpr

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet se si do tË transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, deri në Zogaj.