Partia Demokratike prezanton sot propozimin e saj për masat antimafia për çlirimin e ekonomisë, siç thuhet nga PD, “nga korrupsioni dhe oligarkia”.

Kryedemokrati Lulzim Basha, pritet të prezantojë sot edhe alternativën e PD-së për të ndalur dhënien e koncesioneve abuzive përmes ndryshimit të Ligjit “Antimafia”.

Qëllimi i alternativës demokrate është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Prezantimi nis në orën 11.00 nga vetë Lulzim Basha, dhe do të ndahet në tre pjesë: abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat, koston e abuzimeve nga koncesionet/PPP dhe alternativa e zgjidhjes.

Pas këtyre denoncimeve, Basha do të prezantojnë alternativën e zgjidhjes së situatës.