Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me disa biznese të Njësisë 3 në Tiranë, ku u njoh më nga afër me shqetësimet e tyre.

Basha premtoi se do të marrë fund sistemi i gjobitjes së bizneseve, duke thënë se këto padrejtësi do të amnistohen. Ai i bëri thirrje qytetarëve që më 25 prill të votojnë ndryshimin dhe t’i japin fund të keqes.

Bashkëbisedimi i kreu të PD, Lulzim Basha

Pronarja e biznesit: Kam tre orë që mezi pres të vish.

Basha: Ashtu ëëë?

Pronarja e biznesit: Një shqetësim që është për gjithë bizneset e vogla. Na vdiq korrenti me 170 lekë. Para tre vitesh më kanë vënë një gjobë, 120 milionë. Kanë tre vjet që më sorollatin lart e poshtë.

Basha: Për këtë biznes 4 metra katror

Pronarja e biznesit: Po, për këtë. Unë jam bërë me tension. Më atë sahat nuk e di ca bëhet.

Basha: Do të hetohen ata që kanë bërë këtë punë dhe do të amnistohen këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Jeni i majtë, nuk jeni i majtë në 25 prill t’ja përplasim në fytyrë derën, t’ja mbyllim derën të keqes, voto ndryshimin.