Një miting i madh pritet të mbahet këtë të shtunë më datë 30 mars në qytetin e Durrësit, i organizuar nga Partia Demokratike.

Mitingu do të zhvillohet pasditen e së shtunës përpara bashkisë së Durrësit, ku demokratët, me në krye liderin e tyre Lulzim Basha, do të dalin përpara popullit durrsak për të përsëritur kërkesat e tyre.

Burime nga PD-ja e qytetit bregdetar, thanë për “DurrësLajm” që kërkojnë të realizojnë mitingun më të madh gjatë gjithë kësaj kohe që kanë nisur protestat e njëpasnjëshme para dhe pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës.

Sipas të njëjtave burime, e gjithë historia e lënies së mandateve e ka gjenezën nga Durrësi, për shkak të akuzave të përfshirjes së kryebashkiakut Vangjush Dako në krimin e organizuar në episode të blerjes së votës në Durrës, dhe më pas situatë kjo që u implementua në të gjithë qarqet e Shqipërisë.