Basha propozon 5 pika për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social

07/12/2019 - 16:49

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka propozuar një paketë me 5 pika, që sipas tij, do të sillnin efekt të menjëhershëm ndaj bizneseve të dëmtuara materialisht dhe financiarisht nga tërmeti.

Pas një konsulte me përfaqësuesit e Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit, me ekipin ekonomik të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar dhe ekspertë të fushës, si dhe bazuar mbi përvojat e ngjashme në vende fqinje, me qëllim për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social me pasoja të rënda për të gjithë vendin, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar, Basha propozon këto masa me efekt të menjëhershëm:

1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Gjithashtu lideri demokrat i bën thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.

"Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund ti' jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve", shkruan Basha, i cili inspektoi sot disa prej sipërmarrjeve në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme u takua me përfaqësues të Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta inkurajon mjekët në vend të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-1

“Raporti i OBSH për Shqipërinë është tepër shqetësues dhe kërkon një veprim imediat për t’i dhënë zgjidhje kujdesit të shëndetit publ

Pas vizitës së kreut të PD, Lulzim Basha në Manzë dhe takimit të tij me banorë të dëmtuar nga tërmeti ka reaguar bashkia Durrës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti. Basha u shpreh se

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar shkarkimin nga detyra të komandantit të rojes bregdetare, Artur Meçollari, pasi lejo

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me anë të një postimi në “Facebook” ka dhënë datat, kur maturantët mund të regjistrohen për studimet B

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në 32-vjetorin e varjes së tij, poetin disident Havzi Nela.

Me fjalë të ndjera për prindërit e saj që nuk jetojnë më, ish-kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka shpërndarë një status em

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, njoftoi përmes një postimi në Facebook ndarjen nga jeta të babait të tij.