Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një grafik, duke u shprehur se në të tregohet mjaft qartë se nën qeverisjen e Ramës, shqiptarët u varfëruan, ndërsa kryeministri dhe ministrat e tij shumëfishuan pasurinë.

Basha thekson se papunësia është shtuar dhe kosto e jetesës është rritur, duke shtuar se ka ardhur koha për një qeveri, e cila kujdeset për njerëzit.

“Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, nënvizon Basha.