Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar mesazhin e pronarit të një furre buke në Kombinat, i cili rendit taksat që paguan.

Basha ka theksuar sërish nevojën për të ndihmuar qytetarët, që po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të krizës së koronavirusit.

“Njerëzit kanë nevojë për mbështetje sot! Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!” ka bërë thirrje Basha duke publikuar një videon ku furrtari Bardhi Leka tregon problemet me të cilat po ndeshet. 

Kryetari i PD-së prej javësh i ka sugjeruar qeverisë, një plan me 5 pika për të ndihmuar financiarisht këto 6 muaj, shtresat më të goditura të popullsisë.