Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar një tjetër fakt se si ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë patentën 100 tonëshe për mjetet lundruese.

Basha shkruan në një postim në “Facebook” se dokumentet për bërjen e patentës janë dërguar nga kapiteni i përgjithshëm i Drejtorisë Detare në Durrës Paulin Ndreu, i cili prej ditës së djeshme është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare.

Bëhet fjalë për patentat e ish-ministrit që ju gjetën Orest Sotës në makinën e tij katër ditë më parë, së bashku edhe me shumën e 863 mijë eurove.

Dënoncimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges:

“Une qe po te shkruaj jam nepunes i zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres.

Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit.

Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave.

Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.

Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente.

Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine.

Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU.”