Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar videon e radhës të fushatës së Partisë Demokratike, mbi të cilën shkruan:

“Dështimi po troket për herë të tretë në derën tuaj. Mos ia hapni derën!”, në videon ku shfaqet një personazh në rolin e kryeministrit Edi Rama, i cili troket derë më derë.

“Njoftoi se Shqipëria humbi për fundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian.

Pu pu pu, 110 milionë euro!

Edi Rama jam.

Mami thotë që s’jemi këtu.

Dështimi po iu troket për herë të tretë. Mos ia hapni derën!”, thuhet në spot.