Basha: Qeveria e re të perveshi mënget e të fillojë punë,jo të tëhiqet nga premtimet elektorale

15/09/2013 - 19:12

TIRANË,15 shtator 2013 - “Qeveria e Ramës kaloi sot në Kuvend të ashtuquajturin program të saj me numrat që ka në Kuvend. Por mbeti në klasë në provën e gjykimit të shëndoshë dhe profesional të opozitës”, u shpreh sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në faqen e tij në "Facebook". 

“Për dy ditë me radhë deputetët e Partisë Demokratike dhe partive aleate demostruan me fakte të pakundërshtueshme se qeveria Rama nuk ka program. Kjo është e para qeveri në historinë e demokracisë së re shqiptare që starton pa program pune, pa program zhvillimi, pa objektiva të mbështeur në burime konkrete, pa kalkulime konkrete, pa afate. Starton, si të mos ishte qeveri e një vendi të NATO-së, e që pason dhjetë qeveri demokratike në këtë vend, që kanë lënë secila shenjën e vet në përparimin e Shqipërisë, por si të ishte një qeveri që, “zbret nga mali”, shkruan Basha. 
“Për dy ditë me radhë deputetët tanë hodhën dritë me fakte konkrete se manifesti që qeveria e konsideron program përfaqëson një listë të gjatë tërheqjesh e modifikimesh të premtimeve elektorale që Rama e të tijët kanë bërë në fushatë”. 
“Kjo është e para qeveri që tërhiqet pa filluar punë akoma nga një numër i madh premtimesh të votuara, duke vendour që tani me qytetarët dhe me dinjetetin e tyre raportin e gënjeshtrës dhe mashtrimit pa dridhje qerpiku”.
“Unë besoj se në përballjen e parë të këtyre përmasave në aulën e Kuvendit midis të ashtuquajtures rilindje të zotit Rama dhe opozitës, qeveria mbeti në klasë edhe në provën e gjykimit të shëndoshë të bashkëqytetarëve. Mbeti në klasë pikërisht se nuk ka program, pikërisht se ka mashtruar pa kufi për të marrë vota”.
“I kemi premtuar publikut se do të votojmë çdo ligj e akt që shkon në favor të integrimit, reformave, mirëqënies dhe zhvillimit të vendit. Do ta mbajmë këtë premtim. Kemi premtuar gjithashtu se nuk do t’i japim asnjë minutë paqe kësaj qeverie për gënjeshtrat dhe mashtrimet e saj elektorale, si dhe për për çdo tundim apo provë të saj për të zhbërë arritjet demokratike”, shkruan kreu i PD-së. 
Këtë premtim, vijon Basha, “filluam ta mbajmë këto dy ditë në Kuvend e do ta vazhdojmë deri në ditën e fundit të tij. Pubiku i vëmendshëm shqiptar asistoi në pagëzimin e një opozite të fortë, përfshirëse, profesionale, të kulturuar, moderne dhe shpresëdhenese. Kjo është opozita që kemi premtuar, të cilën do ta bëjmë gjithnjë e më efikase në ditët e muajt e në vazhdim, me njerëzit, mes njerëzve dhe për njerëzit”. 
“Me këtë rast, si kryetar i Partisë Demokratike, dua të falenderoj nga zemra të gjithë deputetë opozitarë, që i dhanë vlerë të madhe Kuvendit por mendoj se ndihmuan edhe qeverinë, me përformancën e tyre të shkëlqyer, me fjalimet e tyre të përgjegjshme, plot kompetencë dhe etikë qytetare. Urojmë që kryeministri dhe qeveria e tij ta kenë dëgjuar oponencën tonë. Jo vetëm përmes pranisë fizike në seancë, por kryesorja, ta kenë dëgjuar me veshin e arsyes për t’u ulur me këmbë në tokë. Për të hequr dorë nga sindroma e vitit zero. Për të hequr dorë nga mashtrimet dhe tullumbacet. Për të hequr dorë nga zakoni i vjetër i dinastisë së tyre për t’i numëruar votat si plumba për armikun. Për të përveshur mëngët e filluar punë”, përfundon kreu i PD-së, Lulzim Basha. 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me veprimet e këtij të fundit sa i takon zhderkre