Basha: Rama-Meta s’mund ta shesin sapunin për djathë

05/05/2014 - 14:48

Tiranë, 5 maj 2014 – Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të PD-së, kryetari Lulzim Basha akuzoi koalicionin qeverisës për propagandë televizive, në një kohë kur sipas tij, vendi po përballet me përkeqësimin e ekonomisë dhe situatën e vështirë të rendit dhe sigurisë. 

Sipas kreut të opozitës, “oligarkia Rama-Meta u ka hyrë në hak shqiptarëve me premtimet boshe të fushatës, ndërsa tani po rreket t’i gënjejë sërish me propagandën gënjeshtare. Prandaj kryeministri dhe ministrat dalin nëpër shfaqje televizive, por nuk mund te shesin sapunin për djathë”

Duke iu referuar nivelit të papunësisë në vend, Basha tha se rënia e të ardhurave nga sigurimet shoqërore tregon se shqiptarët kanë mbetur të papunë. 

“Tallen me të papunët duke çelur një panair të punësimit virtual, teatral, për shoë, propagandë. Kanë ngecur keq në premtimin-mashtrim të tyre të hapjes së 300 mijë vendeve të punës. Kanë filluar të sajojnë shifra të gënjejnë. Rënia drastike e të ardhurave nga sigurimet shoqërore është pasqyra e shpunësimit të shqiptarëve e daljes së tyre në rrugë.”- u shpreh Basha. 

Kreu i PD-se, Lulzim Basha theksoi gjatë mbledhjes se ngritja dhe fillimi nga puna i Komisionit Hetimor për hetimin e trafikut të drogës është emergjencë.

“Ne vijmë nga qeverisja, e dimë që sikudo në botë ka ekzistuar lufta e policisë, shtetit me krimin e organizuar, trafiqet dhe narkotrafikun. Në periudha të caktuara vendi ka bërë progres, ne e dimë se krimi kërkon shtigje të reja veprimi dhe lufta me të është e vazhdueshme, por kurrë nuk ka ndodhur që Adriatiku të shndërrohet bazë droge me destinacion Italinë, kurrë s’ka ndodhur që vendi të shfaqet në radarët e partnerëve tanë si kartel i drogës, ku nuk dallohet ku fillon karteli e mbaron qeverisja”,- tha Basha.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Europa Nostra në letrën dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja duke nisur nga data 1 qershor.

Pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, N

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka hequr provat e krimit që qëndr

Presidenti Ilir Meta teksa ka shpërndarë urimin e Kardinal Ernest Simoni Troshani me rastin e Fiter Bajramit, theksoi se harmonia ndërfet