Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me rritjen e taksave në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha, shkruan se Rama nuk ndjen asnjë lloj detyrimi ndaj qytetarëve por vetëm ndaj kriminelëve dhe oligarkëve.

Statusi i Bashës:

Edi Rama nuk e ka ndërmend tu vijë në ndihmë 30% të familjeve që nuk blejnë dot ushqime, 39% të familjarëve që nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit, 43% të familjeve që nuk sigurojnë dot ngrohje për fëmijët. Përkundrazi ai duke futur biznesin e vogël në skemën e tvsh, do të rrisë çmimet dhe vështirësojë edhe më shumë jetën për shqiptarët. Sepse Edi Rama nuk ndjen detyrim për qytetarët, vetëm për kriminelët që e mbajtën në pushtet. Prandaj çdo ditë të qeverisjes së tij ia kushton krimit dhe kriminelëve, herë duke mbyllur sytë para hashashizimit të vendit, herë duke ndihmuar kriminelet të arratisen e herë duke fshehur urdhërarrestet ndërkombëtare për ta.