Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me një biznes në autostradë, ku prodhohet birra.

Basha premtoi se do të rishikojnë akcizën për birrën, duke shtuar se do të heqin akcizën e solarit që përdoret në impiante do të shfuqizohet dhe e taksa e ambalazhit do të shfuqizohet.

“36 mijë lekë të reja në muaj. Sot e ka marrë dhe thotë se do ta bëj unë. Propozimin tonë që bëmë për dy vite me radhë thotë se do ta bëj unë. Është për të qeshur dhe për të qarë. Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm. Përmes kësaj mase në do t’ju mundësojmë juve që të keni më shumë kapital në duart tuaja. Këto para do të jenë në xhepat tuaja. Kollaj është të thuash do të rrisnim pagën minimale, por kush do ti paguaj. Më taksën 15% informaliteti është rritur, e paguan biznesi i ndershëm.

Një grusht njerëzish ai 15% edhe 30% tja bëjmë nuk është gjë tjetër vetëm ndarje  tenderash. Nga kjo krizë nuk dilet duke i marrë paratë e taksapaguesve duke ua dhënë oligarkeve dhe duke dhënë koncesione e monopole. Shqipëria mund të dalë nga kjo krizë duke mos lënë askënd mbrapa. Vijmë këtu me një plan dhe me kurajon për të zbatuar këtë plan. Do të ulim me 18% kontributet e sigurimeve shoqërore.

Sektorin që ju operoni jemi të gatshëm që të rishikojmë akcizën e birrës. Do të rishikojmë problemin e pullës dhe të akcizës deri në heqjen e tyre dhe taksa e ambalazhit do të shfuqizohet. Tarifa e ujit si rregull do ti afrohet kostos së ujit. Akciza solarit që përdoret në impiante do të shfuqizohet dhe e amballazhit. Këto do të kontribuojnë drejt për drejt në uljen e kostos.“- tha Basha.