Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj pas ironisë së kryeministrit Edi Rama në lidhje me poropozimet e opozitës për testimin masiv të popullsisë.

Basha shkruan në Twitter, Basha se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet shqiptare.

Sipas tij kryeministri po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.

”Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.”