Basha reagon për 6 përgjimet: Treguan se Rama erdhi në pushtet nga krimi

05/06/2019 - 14:06

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me 6 përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, për të cilat shprehet se “kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës”.

Basha thotë gjatë reagimit të tij në “Facebook”, se 6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

“Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”, mbyll reagimin e tij Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas deklaratës ironike të ish-deputetit demokrat Edi Paloka, teksa komentonte shtyrjen e afatit për komisionin hetimor të ngritur ndaj Me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në Kongresin e PPE në Zagreb

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, se Kuvendi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zbuloi përmes një deklarate për media hapin e radhës të PS për shkarkimin

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka përkujtuar përmes një postimi në Twitter, 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit.

“Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj”.

Në një prononcim për mediat në përfundim të takimit me presidentin Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët si do ve

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas 30 minutash ka përfunduar takimi në Presidencë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, i ftuar në vijim të turi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëherësh edhe kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore propozoi rishikimin e ndarjes së re