Gjatë fjalës së tij nga selia e PD, pas katër orësh protestë, Lulzim Basha u shpreh se, tani shumica fizike e morale në Shqipëri janë protestuesit dhe opozita.

Ai shtoi se, nesër e gjithë kjo sakrificë do të mbahet mend si themeli i Shqipërisë Europiane.

“Sjellja prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Rama dhe klika e tij do të marrë përgjigjen e duhur, çdo ditë e çdo natë si pushtuesin e institucioneve demokratike. Le ta vazhdojmë këtë betejë pasi jemë në rrugën e duhur. Sot jemi shumica morale, politike dhe fizike. Nesër me zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të bëjmë të mundur që në çdo sakrificë e këtyre betejave, we gjithësecilit prej jush të kujtohet me krenari e mirënjohje të thellë si themeli i Shqipërisë europiane”.

Si në çdo fund proteste, Lulzim Basha dhe të gjithë të pranishmit kënduan himnin kombëtar.