Basha shpërthen ndaj Ramës: Injorant që kërcënon dhe fyen pedagogët

Postuar: 14/02/2018 - 13:58

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me Senatin e Universitetit.

Basha shkruan në Facebook se "Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri."

STATUSI I PLOTË

Nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo.

Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri.

Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij.

Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.

Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me ministrin e jashtëm gjerman në kuadër të vizitës së tij në Tiranë.

Partia demokratike ka denoncuar sot në prokurori kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, në konferencën për mediat me homologun Bushati, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka deklaruar

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili postoi një video nga rruga e

Kryeministri Rama ka postuar një video me pamje përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qaf

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi,

Gazmend Oketa hyri në politikë si një individ i plotësuar profesionalisht.

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Th

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit.

   Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron deklarata të forta.