Basha: Shqipëria investon më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor

03/12/2020 - 08:37

Kreu i Partitisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot një raport të investimeve publike në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në një postim në mediat sociale, lideri i PD-së shkruan se Shqipëria sot investon më pak se çdo vend tjetër në shëndetësi, ndaj dhe numri i mjekëve për frymë është më i ulëti.

“Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të uletat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor”, shprehet Basha.

Më tej Basha shkruan se Shqipëria duhet t’i paguajë më mirë mjekët dhe duhet të rimbursohen më shumë ilaçe.

“Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund t'i paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe t'i bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen”, thekson lideri i opozitës.  

Në fund premton se kur të vije në pushtet do sjell ndryshim në Shqipëri. “Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”, mbyll reagimin Lulzim Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me një postim në rrjete sociale, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka ironizuar me rikonstruksionin e bashkisë, që do të kushtojë 30

I ftuar në emisionin "Arena" të Dritan Hilës në RTV Ora, kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj u shpreh se Durrësi do të ndikojë në rezult

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e ka cilësuar “papërgjegjshmëri të “Rilindjes”” faktin se bashkia e Durrësit ka planifiku

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me procesin e vaksinimit anti-covid, ndërsa nuk i ka kursyer kritik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratat e kreut të grupit parlamenta

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ftuar në rubrikën "Opinion" në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke de

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i 71 i Shtetit të SHBA.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjet që i hapin rrugë blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga kompania Pfizer.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka qenë sot në zonat e përmbytura në Durrës bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milv