Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur i sigurt se shumë shpejt do të ketë zgjedhje në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.

Nga Shkodra ku vijoi sot turin e takimeve me të rinjtë, Basha tha për mediat se PS vazhdon t’i shërbejë vetëm një grupi njerëzisht e sipas tij edhe socialistët janë të mërzitur. Madje kreu i PD e krahasoi maxhorancën me një ‘ekip kalceto që po mban peng shqiptarët’.

“Kryetar bashkish nuk ka në asnjë qytet të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme sepse shqiptarët nuk e meritojnë të largohen. Partia Socialiste vazhdon që t’i shërbejë vetëm një grupi njerëzish. Edhe socialistët të mërzitur të keqqeverisur që po i turpëron çdo ditë me kandidatë të kriminalizuar. Janë më pak se një ekip kalceto që mbajnë peng shqiptarët. Protesta do të ketë shumë shpejt dhe s’janë ndalur asnjëherë”, deklaroi Basha.