Basha: Situata dramatike, ekonomia dhe politika dominohen nga droga

Postuar: 11/08/2017 - 17:30

Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga shefi i Antimafias, ka reaguar Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike shkruan se “shefi i Antimafias Italiane, Franko Roberti, i ka rënë edhe një herë këmbanave të alarmit për rrezikun që droga shqiptare po i sjell Italisë, duke fuqizuar krimin e organizuar që ka çuar në përplasje mes grupeve rivale mafioze që kërkojnë kontrollin e rrugëve të drogës nga Shqipëria”.

Basha thotë se tashmë prodhimi kryesor i Shqipërisë, eksporti kryesor i Shqipërisë dhe marrëdhënia kryesore që Shqipëria ka me botën është droga. Sipas tij, droga shqiptare është tashmë kërcënim serioz për rendin në Itali dhe vend të tjera europiane.

Më tej në reagimin e tij, kreu i PD e konsideron situatën akoma më dramatike sepse sipas Bashës tani ekonomia dhe politika në Shqipëri dominohen nga droga.

Për Bashën shpëtimi nga kjo gjendje mund të vijë vetëm nga reagimi i gjithë shoqërisë.

“Partia Demokratike prej katër vjetësh ka paralajmëruar për gjendjen dhe pasojat e pritshme të drogës, ka denoncuar politikanët dhe kriminelët e lidhur me drogën, ka ndërmarrë nisma ligjore kundër futjes në politikë të njerëzve të lidhur me drogën dhe krimin. Por përpjekjet e saj nuk mjaftojnë nëse media, shoqëria civile, intelektualët, biznesi dhe vetë qytetarët nuk reagojnë”, shkruan Basha më tej në reagimin e tij, ndërsa shton:

“Edi Rama nuk do të shkëputet kurrë nga droga, përkundrazi, do të vazhdojë të përdorë paratë e drogës për të fuqizuar pushtetin e tij personal dhe për të blerë e manipuluar opinionin publik. Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë pa kompromis politikën e drogës, por është detyra e çdokujt që kërkon një shoqëri pa drogë dhe një të ardhme të sigurt të reagojë dhe veprojë për të krijuar së bashku një front kundër drogës dhe politikës së drogës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Deputeti Tritan Shehu denoncoi sot strategjinë e re të shëndetësisë si një projekt që do të largojë shërbimet nga qytetarët.

   Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me nga 1 milion lekë gjobë, për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve

Deputeti durrsak përmes një postimi në Facebook ka komentuar çështjen e shumë diskutuar ditët e fundit, atë të zgjedhjes së Prokurorit të

Në mesin e tetorit të këtij viti u bë publike dosja e bandës së trafikut të drogës së Habilajve, ku në njërin nga përgjimet përmendej edh

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në të njëjtën ditë që përkon edhe me kohën kur gj

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish-ministrin Saimir Tahiri, avokati Maks Ha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me çështjen e zgjedhjes së

Gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentua

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka ngritur sërish zërin për kushtet e punës dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.