Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut situatën që lidhet me sistemin arsimor, ku për këtë vit disa shkolla në vend janë mbyllur.

 

Në videon e postuar nga lideri demokrat, banorët shprehin shqetësimin e tyre për mbylljen e shkollave, ndërsa kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit. Vetë Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan se ky i fundit ka lënë mijëra fëmijë rrugëve.

“Që dje kryeministri mashtrues i çarterave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve. Sa më gjatë ky kryeministër, aq më shumë shkolla të mbyllura dhe fëmijë të braktisur”, shkruan Basha në ‘Facebook’.