Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot në mëngjes një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta dhe raportohet se kanë diskutuar për situatën politike në vend.

Pas këtij takimi, Basha pritet të zhvillojë një mbledhje me aleatët e opozitës në selinë e Partisë Demokratike.