Basha takohet me Avdullah Hotin: Më ftoi për një vizitë në Kosovë së shpejti

03/07/2020 - 19:07

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti mbështetje për turizmin.

Basha thotë se i kërkoi Hotit dhe autoriteteve kosovare të bashkëpunojnë që të sillen sa më shumë turistë në Shqipëri për të ndihmuar turizmin në këtë kohë të vështirë.

Më tej ai zbulon se kryeministri Avdullah Hoti e ftoi për një vizitë në Kosovë së shpejti.

STATUSI I LULZIM BASHES:

Pata kënaqësi të mirëprisja sot në Selinë e Partisë Demokratike, Kryeministrin e Kosovës, dr. Avdullah Hoti, me të cilin diskutuam mbi një numër çështjesh të rëndësishme, që nga situata e shkaktuar nga pandemia, rinisja e dialogut me Serbinë dhe fushat ku duhet intensifikuar bashkëpunimi mes dy vendeve tona për të mundësuar zhvillim ekonomik dhe punësim për qytetarët tanë.

I rikonfirmova Kryeministrit Hoti se një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit, sikundër kërkova mbështetjen e autoriteteve të Kosovës për të ndihmuar sadopak turizmin në këtë kohë të vështirë. Shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh pushuesish nga Kosova në plazhet tona të bukura, veçanërisht në këtë kohë të nxehtë.

Jam i bindur dhe plot me besim se klasa politike dhe populli i Kosovës do të ecin përpara me vendosmëri dhe maturi drejt konsolidimit të një shteti të fortë, demokratik dhe sovran në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian.

I shpreha kreut të qeverisë së Kosovës mbështetjen e plotë timen, të Partisë Demokratike dhe të opozitës në procesin e dialogut, me qëllim njohjen reciproke dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ç’ka do t’i shërbejë jo vetëm dy vendeve, por gjithë rajonit dhe integrimit europian.

Përshëndeta vendimin e Kryeministrit Hoti për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve, si një shenjë e qartë e vullnetit politik të qeverisë së re për gjithëpërfshirje dhe kohezion të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë, jo vetëm në funksion të stabilitetit të vendit, por edhe të përparimit në procese të rëndësishme, siç është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

E falenderova Kryeministrin Hoti për ftesën për një vizitë në Kosovë së shpejti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, i cili nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan në Facebook se në Shqipëri klima për bizneset është mbytëse çka i ka detyruar të investojnë

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti demokrat në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denononcuar zv.komandantin e Forcave Detare,

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në ma

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, në lidhje me deklaratën e këtij të

Eksperti i ekonomisë në PD, shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastrio

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” pamjet filmike të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nis

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të plazheve të boshatisur edhe pse është muaj pushimesh.