Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës në selinë blu. Më një postim në mediat sociale, Basha ka postuar foton nga takimi dhe shkruan se PD e ka “detyrim të pashlyer t’i japë zgjidhje problemit të pronave”, duke u bërë një premtim publik atyre.

“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës. PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, – shkruan Basha.