Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se ditën e hënë do të jenë në mbështeje të Aleancës për Teatrin në protestën e thirrur në orën 16:30.

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, Basha tha se janë ndarë detyrat dhe ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës.

“Ne kemi ndarë detyrat për të mbledhur sa më shumë qytetarë. Ne do të jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrin”, tha gjatë fjalës së tij Basha.