Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë pasditen e së mërkurës në Durrës për të zhvilluar një takim me qytetarët në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Në njoftimin e degës lokale të PD-së thuhet: “Le të ngrihemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund: Varfërisë, Papunësisë, Arrogancës dhe Korrupsionit”

Takimi në Durrës me qytetarët zhvillohet vetëm pak ditë pas protestës së rradhës kombëtare të PD-së, e lajmëruar për t’u mbajtur në datë 25 maj dhe në një kohë kur mazhoranca dhe kryeministri Rama po këmbëngulin për të shkuar në zgjedhje në 30 qershor.

Njoftimi i plotë i PD Durrës:

Të nderuar qytetarë të Durrësit. 
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Z.Lulzim Basha zhvillon një takim me qytetarët durrsakë, ditën e #Mërkurë datë #22Maj#ora18e30, në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" Durrës. 
#Ftoheni të merrni pjesë.
Le të ngrihemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund: Varfërisë, Papunësisë, Arrogancës dhe Korrupsionit. Partia Demokratike-Dega Durrës.
#ShqipëriasiEuropa