Basha thirrje banorëve të Durrësit: Mos rrezikoni jetën duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara

13/12/2019 - 15:08

Kryedemokrati Lulzim Basha iu bën thirrje banorëve të Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, që të mos rrezikojnë për të hyrë në shtëpitë e tyre.

Në një postim në "Facebook", Basha thotë se qeveria po bën propagandë për të mbuluar neglizhencën që shkaktoi 51 të vdekur dhe 900 të plagosur.

"Dy javë e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit, ende qytetarët në fshatrat e Durrësit dhe kudo në zonën e goditur, nuk kanë asnjë qartësi se çdo të bëhet me ta. E gjithë vëmendja e qeverisë është tek propaganda për të mbuluar dështimin neglizhencën kriminale që mori 51 jetë njerëzish. Situata është e rrezikshme për shumë familje të cilat, në pamundësi të një strehe, po rikthehen në shtëpitë e tyre që nga verifikimet e para janë konsideruar të pabanueshme, duke rrezikuar jetën e këtyre familjeve. Nga shteti nuk është kujtuar askush tu çojë një çadër, apo ushqimet më minimale, duke i detyruar të flenë jashtë apo ne rastin më të mirë te miq a të afërm. Ky dështim po na shtyn drejt një krize humanitare. Thirrja ime për qytetarët është të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Kjo duhet të bëhet vetëm dhe vetëm pasi me përgjegjësi të plotë ligjore dhe penale, ekspertët e autorizuar zyrtarisht nga qeveria, certifikojnë me shkrim dhe zyrtarisht se banesa është e sigurt".

Për Kryeministrin Edi Rama, kryetari i PD-së thotë se po endet si korb nëpër gërmadhat, kur duhet të akordonte fondet për strehimin dhe furnizimin me ushqime të familjeve të prekura nga tërmeri.

"Në vend të vërtitjes si korbi nëpër gërmadha, duhet urgjent te alokohen fonde për strehimin dhe ushqimin e çdo fëmije, çdo prindi, çdo nëne dhe babai, çdo pensionisti në nevojë. Të akordohen menjëherë  për qytetarët e goditur nga tërmeti, 150 milion dollarët që ministri i inceneratorëve dhe rrugës së florinjtë, prapë jua la oligarkëve me buxhetin që sapo miratuan fshehtas 1 orë më parë.  Si mund të lihen qytetarët në mëshirën e fatit, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve dhe qeveritarëve të lidhur me ta", shkruan Lulzim Basha.

"Nuk ka dështim dhe paaftësi më të kobshme për një qeveri, që 17 ditë pas tërmetit nuk e di ende sa qytetarë ka të pastrehë, pa ushqim, pa asnjë ndihmë, sa banesa ka të dëmtuara dhe jashtë funksioni. Kjo neglizhencë dhe ky dështim kushtojnë jetë!", mbyll reagimin e tij kreu demokrat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të videos, ku kryebashkikaku i PS-së në Bulqizë

Presidenti Ilir Meta ka takuar homologun bullgar Rumen Radev ku bën me dije se ky i fundit do të vizitojë Tiranën javët e ardhshme.

Në një takim në Berat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha para demokratëve se reforma territoriale është një dështim, ndër

Erion Veliaj, mund të konsiderohet pa frikë kryebashkiaku fluturues.

Jo pak kujt i ka ngelur në mendje motoja “KÇK” e thënë nga kryeministri Edi Rama në parlament dhe e shpjeguar disa herë.

Biznesmeni spanjoll Eugenio Galdon, do të kthehet sërish në Shqipëri, pavarësisht se gjatë verës teksa ishte me familjen, u sulmua nga Mi

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së re në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.

Pasi ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji zbuloi emrin e kryebashkiakut që konsumon kokainë, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Bulqizës,

Në një dalje për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zbuluar emrin e kryebashkiakut që përdor drogë në lokal.

Përmes një postimi në Facebook, ish-ministrja Klajda Gjosha ka reaguar lidhur me Forumin Ekonomik Botëror, i cili e ka pozicionuar Shqipë