Basha thirrje qeverisë: Merrni masa konkrete për kontrollin e qytetarëve nga Italia

25/02/2020 - 15:02

Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për të luftuar rrezikun që i kanoset Shqipërisë prej koronavirusit.

Basha shkruan se qeveria duhe të lërë propagandën dhe të hartojë një plan urgjent masash për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia.

POSTIMI I PLOTË

Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe.

Këto masa nuk mund të jenë show televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus.

Ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime.

Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta.

Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda.

Dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t'u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës. Ne kemi personel të shkëlqyer mjekësor që nuk kërkon asgjë më shumë se plotësimin e kushteve dhe nevojave për të përballuar çdo situatë

Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë show dhe propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë do të përballojnë me sukses çdo situatë që mund të krijohet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në seancë

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta sa i takon ndryshimeve kushtetuese, të cilat pohoi se nuk do t’i njohë, ka reaguar kryeministri E

Në një dalje publike të paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta deklaroi se propozimi për ndryshimet kushtetuese, zeron përpjekjet 9 mujore p

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero i bën thirrje politikës shqiptare për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u ka dërguar një mesazh të qartë ndërkombëtarëve, teksa tha se Kuvendi i Shqipërisë është s

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në kuvend me thirrje ndaj deputetëve për të vendosur maskat.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek çështja e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve po

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje 4 ligjet që lidhen me paketën penitenciare të hartuar nën kujdesin e ekspertëve të caktuar

Presidenti Ilir Meta ka uruar Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet, të cilat i konsideron të lira, demokratike dhe konkuruese.

Deputeti demokrat, Halit Valteri kërkoi rritjen e numrit të testimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-it.