07/03/2021 - 10:27
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi këtë të diel me një mesazh të fortë për shqiptarët.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje shqiptarëve për ndryshim.
“A e di cili është i pari? A e di cili merr vendime për ty? Jo, ky, as ku, as ky dhe as ky. Je ti! Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë, përçarës, që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë. Dhe tani po i pranon gjërat siç janë. Por i pari je ti! Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin? Ngrihu dhe ndërroji! Mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju”, shkruan Basha.
/portali DurresLajm/