Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje përsëri qeverisë sot të rimbursojë medikamentet që po marrin për COVID-19, mijëra shqiptarë që kurohen në shtëpi.

“Asnjë medikament për trajtimin e COVID nuk rimbursohet dhe ky është krim i pafalshëm.

Mijëra pacientë që trajtohen në shtëpi në mënyrë ambulatore duhet të kenë urgjent mbështetjen e shtetit me rimbursimin total të medikamenteve,”,- theksoi Basha që në krye të konferencës së përditshme për shtyp nga selia e PD-së.

Basha ka bërë thirrje sërish që qeveria të zbatojë planin me 5 pika të propozuar nga PD-ja për të mbështetur qytetarët.