Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon të qëndrojë këmbëkryq te “Myslym Shyri” në shenjë proteste për shembjen e Teatrit, edhe demokratët po shkojnë për mbështetje.
Te “Myslym Shyri” ka mberritur edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
“Prania ime dhe e opozitës është detyrë. Ata që kryejnë dhunë barbare do marrin përgjigjen e merituar. As do harrohen e as do falen. Do vazhdojmë me protestë”,– tha shkurt ai.
Eksponentë të tjerë të PD-së, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shihen teksa kanë mbërritur te vendi i protestës pak para tij.