Basha urim nga Kisha e Laçit: Zoti i bashkoftë shqiptarët për t'u çliruar nga padrejtësitë

21/04/2019 - 10:31

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Ndër të tjera, Basha uroi që Zoti të bashkojë të gjithë shqiptarët për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë.

"Uroj që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë”

Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, për besimtarët e Krishtit dhe për të gjithë shqiptarët, Kishën e Shna Ndout në Laç dhe dua prej këndej t’u uroj gjithë besimtarëve, katolikë e ungjillorë, dhe të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar! Për shumë vjet Pashkët”. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit, në të cilën sot, nga kisha e Shna Ndout lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, në veçanti, për ata më në nevojë, për të vobekëtit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurtë, nën drejtimin e Zotit fuqiplotë.

Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Edhe njëherë, nga Kisha e Shna Ndout, gëzuar e Për shumë vjet, gjithë besimtarëve të Krishtit, gjithë besimtarëve katolikë, në veçanti gjithë shërbëtorëve të Zotit, në gjithë dioqezat tona, në Shqipëri, anembanë kombit shqiptar e në diasporë." tha Basha.
Gëzuar të gjithë besimtarëve ungjillorë, gëzuar të gjithë shqiptarëve.
Gëzuar, Për shumë vjet Pashkët.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputetja socialiste e Shkodrës, Senida Mesi i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha, pasi ky i fundit publikoi dje procesverb

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, zgjedhur kryebashkiak i Vorës në vot

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit.

Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u rriten me ritme më të shpejta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një lajm të mirë, për 15-vjeçaren Elona Kuburja.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me bllokimin e 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dosjen 184, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda shpal

Ministria e Financave ka reaguar për të sqaruar situatën e krijuar në Shkodër, pas deklaratës së Voltana Ademit se bashkisë i janë ndërpr

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet se si do tË transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, deri në Zogaj.