Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin e saj, Avdulla Hoti për marrjen e mandatit.

Në një status në Twitter, Basha shkruan se përballimi me sukses i sfidave të Kosovës janë në interes jo vetëm të saj, por edhe jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

Ai shpreh gjithashtu mbështetjen e Partisë Demokratike për Kosovën dhe bindjen se suksesi i saj është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve

“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.”– shkruan Basha.