Kreu i PD-së ka publikuar këtë mbrëmje në rrjetin social rregullat bazë të propozimit të opozitës për vettingun në politikë.

Përmes një videoje shpjeguerse, Basha ka bërë publike për herë të parë pesë rregullat kryesore ku do të bazohet i gjithë procesi i vettimit të politikanëve shqiptarë. Basha shprehet se vettingun nuk do ta bëjë politika apo kuvendi por institucione të posaçme dhe të pavarura. Lideri i opozitës shprehet gjithashtu se procesin do ta monitorojnë ndërkombëtarët.

Ja çfarë shkruan Basha

Vettingu i politikes nuk do te behet nga politika dhe do te kete monitorim nderkombetar.

RREGULLAT KRYESORE TË VETINGUT TË POLITIKANËVE

1. Vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.

2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.

3. Vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.

4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.

5. Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.