Bashkia Durrës i përgjigjet deklaratave të sotme të kreut të PD-së për Durrësin Ferdinand Xhaferraj, në lidhje me akuzat për mungesë transparence për procesin e Rindërtimit, për miratimin e planeve të detyruara vendore për zonat e rindërtimit pikësor (LEXO KËTU).

Teksa sqarimi nis me kundërpërgjigje për Xhaferrajn se ka kohë që i ka humbur busulla, speicifkohet se “dokumentet që ai paraqet i ka marrë nga KSHR (Komisioni Shtetëror i Rindërtimit) ndërsa sa i përket vendimeve të këshillit bashkiak të Durrësit i ka të gjitha në faqen zyrtare të bashkisë”.

“Për hir të transparencës së plotë Bashkia e Durrësit i bën thirrje çdo qytetari apo media që mund të vijë pranë Bashkisë së Durrësit dhe do t’i vihet në dispozicion çdo lloj dokumentacioni që do të kërkohet lidhur me vendimet që merr kjo bashki në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Xhaferri le të rregullojë diellin dhe të numërojë vulat, ne vazhdojmë punën me intensitet maksimal”, përfundon reagimi i bashkisë Durrës.

REAGIMI I PLOTË I BASHKISË DURRËS

Në përgjigje të deklaratës së rradhës së Ferdinand Xhaferrit: Ferdinand Xhaferri me deklaratat që bën duket se vazhdon të merret me cilësinë e diellit. Xhaferrit ka kohë që i ka humbur busulla dhe siç thonë ai që nuk ka me çfarë merret tund derën. Në rastin e kreut të PD në Durrës, ai nuk tund derën por numëron vulat nëpër dokumenta apo kanë ë apo nuk kanë ë. Meqënëse edhe vetë është shprehur se nuk ka ku ta gjejë në gabim bashkinë e Durrësit e cila ka bërë maksimumin për ti ardhur në ndihmë qytetarëve në këto situata të rënda që kaloi qyteti ynë, Xhaferri i ka hyrë hulumtimeve të dokumentacionit duke kontrolluar drejtshkrimin dhe duke numëruar vulat sepse sa për hallet e qytetarëve Xhaferri nuk ja ka haberin ndërkohë që nuk është i aftë jo për të gjetur por as për të shpikur kauza.

Sa për sqarim i themi që dokumentat që ai paraqet i ka marrë nga KSHR (Komisioni Shtetëror i Rindërtimit) ndërsa sa i përket vendimeve të këshillit bashkiak të Durrësit i ka të gjitha në faqen zyrtare të bashkisë. Për hir të transparencës së plotë Bashkia e Durrësit i bën thirrje çdo qytetari apo media që mund të vijë pranë Bashkisë së Durrësit dhe do t’i vihet në dispozicion çdo lloj dokumentacioni që do të kërkohet lidhur me vendimet që merr kjo bashki në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Xhaferri le të rregullojë diellin dhe të numërojë vulat, ne vazhdojmë punën me intensitet maksimal.