Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakëve opozitarë për zbrazjen e KZAZ-vë të votimit, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama i bën thirrje kryebashkiakëve demokratë që të mos bien viktimë e Berishës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.

Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”,- shkruan Rama. 

Ditën e sotme kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Bashkitë që kanë nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta janë ato të Kukësit, Shkodrës, Kavajës, Skraparit, Matit, Tropojës, Gjirokastrës, Dropullit, Delvinës, Devollit, Mallakastrës dhe Përmetit.

Më 10 qershor, presidenti Ilir Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejojë një garë farse ku mungon opozita duke anuluar dekretin për zgjedhjet. Ndërsa ditën e djeshme, pas gati 6 orësh debat në Parlament, mazhoranca dhe opozita e re kanë miratuar me 100 vota pro rezolutën kundër aktit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit “per caktimin e datës së zgjedhjeve.”