Presidenca reagoi menjëherë pas qëndrimit të BE-së kundër emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare te Gjykatës Kushtetuese. Këshilltari për mediat i Presidencës Tedi Blushi i bëri thirrje zëdhënëses së Punëve të Jashtme dhe Sigurisë në BE Maja Koçijançiç që të mos manipulohet nga mazhoranca socialiste dhe të lexojë saktë proçedurën e zgjedhjes së anëtarit të GJK-së.

''Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite!'', shkruan Blushi.

Koçijançic u shpreh se nëse afati i zgjedhjes presidentit për një gjyqtar të GJK-së, atëherë kandidati në listën e KED-së zgjidhet automatikisht si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Meta nuk pranoi të dekretonte Arta Vorpsin si anëtare të GJK-së me justifikim se KED-ja kishte vonuar qëllimisht dërgimin e listave. Më pas parlamenti i dha të drejtë Vorpsit të zgjidhej si anëtare, kurse Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Kreu i shtetit deklaroi se do të padisë penalisht kryetarin e KED-së Ardian Dvoranin për ''shpërdorim detyre'' teksa ka ndërhyrë në Fletoren Zyrtare të shtetit duke botuar emrin e Arta Vorpsit si anëtare e GJK-së.