“BE të mbajë premtimin për hapjen e negociatave”, Balla tregon dështimin më të madh të unionit: Kosovarët akoma nuk lëvizin të lirë

17/01/2020 - 11:46

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkoi Bashkimit Europian që të mbajë fjalën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Konferenca e 16-të parlamentare rajonale për integrimin evropian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore, Balla theksoi se përgjegjësia për mosmarrjen e një vendimi për çeljen e bisedimeve është tërësisht çështje e brendshme e unionit.

“Viti që lamë pas shënoi një moment të rëndësishëm por aspak të pëlqyeshëm për rajonin tonë. Mosmarrja e një vendimi për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u shoqërua me kritika të shumta edhe nga vetë pjesa më e madhe e vetë liderëve të Bashkimit Europian, të cilët theksuan se mosmarrja e një vendimi ishte rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve anëtare për arsye që padyshim shkojnë përtej asaj që mund të bënim ne. Dua ta them hapur në këtë konferencë se përgjegjësia për mosmarrjen e një vendimi për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është tërësisht çështje e brendshme e BE. Madje e lidhur me pasigurinë e ardhur si pasojë e këtij vendimi që duhet adresuar sa më parë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh ‘ne i kemi kërkuar atyre të bëjnë shumë, ata i kanë plotësuar kriteret dhe ndaj ne duhet të marrim një vendim dhe ti mbajmë premtimet tona..

Duke ju referuar sigurisht dy vendeve tona Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, prandaj mesazhi ynë I përbashkët për BE duhet të jetë pikërisht ky: BE të mbaj premtimin e dhënë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo daton qysh në vitin 2003 në samitin e Selanikut dhe ende sot mbetet një proces i hapur për të gjithë vendet e rajonit tonë.

Doja ti kërkoja konferencës suaj që në përfundim të saj të përshëndesim propozimin e PE në rezolutën e miratuar javën e shkuar ku I kërkohet BE dhe vendeve anëtare që Konferencën për të ardhmen e Evropës pjesë e saj të jenë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pasojat e një vendimit të tillë dhe vonesa e hapjes së bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë çështje të cilat duhen adresuar menjëherë që kërkojnë një perspektivë të besueshme që pranimi të mos ngadalësohet por të përshpejtohet,”- tha ai.

Megjithatë, Balla nuk la pa përmendur një nga dështimet më të mëdha të BE, që sipas tij është mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. “Një ndër dështimet më monumentale të BE është fakti që ende qytetaret e Republikës së Kosovës nuk përfshihen në procesin e lëvizjes së lirë në hapësirën e BE-së.

Dhe ky edhe pse prej 3 vite e gjysmë tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet për liberalizimin e plotë të  vizave. BE është e vetmja alternative për rajonin tonë, për paqen dhe bashkëpunimin e shoqërive tona. Nga ana jonë jemi duke punuar shumë për daljen nga salla e pritjes,”- shtoi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar në studion e emisionit “Opinion” procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shpj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon në rrjete sociale pas konferencës për shtyp të ministres së drejtës

Përfaqësuesi i Grupit të Punës, ngritur pranë Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe mjeku Bardh Spahia, monitoroi dy qendra shëndetësore

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i cilësoi akuzat e President

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli sot në një konferencë për mediat për t’ju përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta, si bash

Presidenti Ilir Meta foli në një intervistë për “Euronews” në Francë, duke komentuar thirrjen e tij për tubimin e 2 marsit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama tha edhe një herë se Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirus

Shumë zëra i janë bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta për tubimin e 2 marsit.

Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 2 marsi, data kur presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard, në mbrojtje t