Begteshi: Bashkia nuk di të mbledhë të ardhurat

04/06/2012 - 00:00

 

Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Eglantina Begteshi, njëkohësisht këshilltare në Këshillin Bashkiak e ka konsideruar administratën e pushtetit lokal të paaftë për të mbledhur të ardhurat. Sipas Begteshit një nga elementët kryesore të çdo buxheti është realizimi i të ardhurave. Begteshi ka akuzuar administratën e Bashkisë se ka bërë një planifikim me rezerva të buxhetit: “Të ardhurat për vitin 2011 janë realizuar në masën 72% kundrejt planit, pa përfshirë këtu transfertën e pakushtëzuar dhe duke përfshirë në të njëjtën kohë të ardhura të trashëguara nga viti 2010, në një vlerë prej 400 milionë lekë. Pavarësisht nga kjo, referenca nga plani arrin në 367 milion lekë më pak. Në këto kushte, diferenca është shumë e madhe dhe nuk mund të anashkalohet dhe të merret si bazë ky fakt për të planifikuar të ardhurat e vitit 2012, siç ka bërë Bashkia e Durrësit“. Begteshi i është referuar disa shembujve konkretë, të cilët sipas saj janë domethënës. Sipas kryetares së Këshillit të Qarkut: “E ardhura nga taksa e përkohshme e plazheve është realizuar në masën 65%, në një kohë që nuk ka patur hapësirë rëre bosh në plazhe. Po kështu duke ju referuar materialit të prezantuar nga Bashkia e Durrësit rezulton se numri i tregtarëve ambulantë është 961, në një kohë që në fakt janë mbi 2000“.

Duke ju referuar taksës vendore të biznesit të madh, Begteshi ka deklaruar se kjo taksë zë 21,1 % të të ardhurave të bashkisë dhe paraqitet në një realizim prej 76% kundrejt planit. “Një nga arsyet e mosrealizimit sipas planit është fakti se sipas ligjit 9632, dt 30/10/2006, kjo taksë paguhet më 20 prill, 20 korrik, 20 tetor dhe 20 janar të vitit të ardhshëm. Duke u nisur nga ky fakt del se të ardhurat e tremujorit të fundit të vitit do të pasqyrohen në vitin 2012. Ky fakt nuk mund të justifikojë mosrealizimin e kësaj të ardhure për arsye se çdo vit do të pasqyrojë tremujorin e IV të vitit të kaluar“. Duke ju referuar rezervave në mosrealizimin e të ardhurave nga ana e administratës së bashkisë, Begteshi ka marrë si shembull taksën e tabelës për qëllime reklamimi: “Taksa e zënies së hapësirës publike duhet planifikuar me kujdes, në mënyrë që të lihen sa më shumë hapësira publike për qytetarët“. Begteshi ka konstatuar gjithashtu se: “Të ardhurat nga institucionet shtetërore rezultojnë me tejkalim, në një kohë që bashkia ka mosrealizim“.

Një vëmendje të veçantë, këshilltarja Begteshi i ka kushtuar taksës së fjetjes në hotele e cila sipas saj: “Edhe pse në plan ka qenë me rezerva 4000 lekë, përsëri realizimi është më i vogël me 3.570 lekë. Nga ana e administratës së bashkisë duhet bërë gjithashtu një punë më e ndershme për evidentimin dhe vjeljen e taksave të të gjitha hoteleve“. Një nga problemet e ngritura nga kryetarja e Këshillit të Qarkut ka qenë edhe niveli i bashkëpunimit mes bashkisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, ku është kërkuar një vëmendje më e madhe përsa i përket mjedisit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate sot gjatë vizitës së tij në Laç, teksa është takuar me banorët e prekur nga tërmeti tragj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra dhe ba

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Mamurrasit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga afër situatën.

Në kryeqytet po mbahet takimi me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, ku Shqipëria gjatë vitit 2019 ka kryesimin e n

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot përfaqësues të unioneve të besimtarëve myslimanë nga disa vende të Europës, të cilët janë bërë bashkë

Në këtë fazë pas tërmetit të 26 nëntorit, drejtuesi i fondacionit Firdeus, Imami Elvis Naçi, theksoi se duhet koordinim mes palëve.

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka folur në lidhje me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, si dhe me veprimet e bëra nga ish-kryeprokuror

Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara p

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin Çim Peka Live në Syri TV se paralajmërimet e tij për tërmetet treguan se duhen dëgjuar ekspert