Deputeti socialit Alfred Peza dhe gazetari Andi Bejtja, ishin dy nga të ftuarit e mbrëmes së enjte në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, për të folur nëse po bëhet show me tërmetin.

Gjatë emisionit, teksa Peza po fliste për punën e bërë në terren pas tërmetit të 26 nëntorit, Bejtja ndërhyri duke i thënë se po fliste budallallëqe, ndërsa e ionizoi deputetin se ai mund të thotë edhe që Fevziu ka flokë, po s’ka flokë.

REPLIKAT

Andi Bejtja: Po flet budallallëqe.

Alfred Peza: Tani, ore Bejtje po edhe ti fole budallallëqe dhe unë nuk të thashë gjë.

Andi Bejtja: Ma kundërshto budallallëkun tim.

Alfred Peza: Po jo më nuk ta kundërshtoj budallallëkun, se ka të tjerë që na e gjykojnë.

Andi Bejtja: Unë po të them, pallati në Thumanë duhej rrethuar, kavalishenca duhej rrethuar… çfarë po flet mor burrë?

Alfred Peza: Ma lër më ma lër, tani 3 herë…

Andi Bejtja: Tani të dëgjoj gjithë ditën propagandën…

Alfred Peza: E thamë që në fillim që nuk jemi dakord, po ma lër ta them sipas mënyrës time dhe ta ndajë opinioni.

Andi Bejtja: Ore, ti mund të thuash edhe që Fevziu ka flokë, po s’ka flokë.