Ish-ministri dhe deputeti socialist, Ilir Beqaj, ka deklaruar se vendimi i Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore është nul.

Duke folur në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Beqaj kërkoi që secili të reflektojë mbi atë që mund të vijë nga vendimi i Presidentit.

"Vendimi i tij është nul. Të enjten do të diskutojmë për këtë precedent", tha Beqaj.