Berisha akuza Ramës: Ka zhdukur 4.3 milionë deklarata fiskale, në mënyrë antiligjore

04/12/2013 - 21:22

TIRANE, 4 dhjetor 2013 - Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, në lidhje me atë që ai e cilëson si ndërhyrje të paligjshme në deklaratat fiskale të bizneseve dhe qytetarëve. Në një konferencë për shtyp nga zyra e tij, ish-kryeministri Berisha tha se 4.3 milionë deklarata fiskale janë zhdukur në mënyrë antiligjore. 

“Persona zyrtarë në dhunim flagrant të çdo ligji të vendit kanë shtrirë dorën e zezë të tyre mbi të dhënat, mbi deklaratat fiskale të bizneseve dhe qytetarëve dhe kanë zhdukur në drejtim të panjohur jo më pak se 4.3 milionë deklarata. Të dhënat e një shteti janë të shumëllojta. Në tërësi Presidenti i Republikës dhe kryeministri i vendit kanë të drejtën e deklasifikimit të tyre por jo të të gjitha të dhënave. Disa të dhëna nuk mund ti marrë kurrë asnjë kryeministri as kreu i shtetit, sepse këtë ligji ja ka njohur vetëm agjentit tatimor, dhe prokurorit e gjykatësit të shtetit kur ka dosje në hetim. Të dhënat janë rrëmbyer në mënyrën me antiligjore. Ky operacion i kryer me urdhër të kryekreut, kryehetuesit kryeprokurorit Edi Rama. I vëllai i ministrit Gjiknuri ka shfrytëzuar njohuritë e tij të IT-së për të penetruar në sistem pa autorizimin e askujt. Ky zotëria ka penetruar në sistem, në thyerje të çdo ligji, çfarë ka vjedhur dhe çfarë ka bërë? Një gjë është e sigurt ky ka dhunuar çdo ligj të këtij vendi. Këshilltari tjetër është një hakers që thonë se ka ndjekje ndërkombëtare për të. Çfarë ka bërë, s’ka pranuar të firmosë, nëse të tjerët kanë firmosur, ky e ka ditur se firma i kushton dhe ka drejtuar të gjithë operacionin pa vendosur firmën. Nga një check-up që unë bëj ai nuk ekziston as në list- pagesat e kryeministrit. Këtë këshilltar IT-je, Rama e përdor për të kontrolluar e-mailet e punonjësve. Janë prekur ose jo të dhënat? Kanë zhdukur 4.3 milionë deklarata fiskale.”- deklaroi Berisha. 

Sipas ish-kreut të qeverisë, qindra e mijëra bizneseve u janë vendosur gjoba në mënyrë të padrejtë, duke lëvizur datat e deklaratave. 

“Janë lëvizur datat dhe me këtë akt javë vendosur automatikisht në kushte gjobe qindra e mijëra biznese, ndër të cilat ambasada të vendeve mike dhe një seri biznesmenësh që s’kishin asnjë detyrim gjobe.”- deklaroi Berisha. 

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe ish-shefi e IT në Drejtorinë Tatimore Renald Riska, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me dyshimet për fshirjen e të dhënave nga sistemi i Tatimeve. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një video nga liqeni i Bovillës.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka marrë pjesë në mbledhjen online të Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partisë Popullore Eur

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin pak ditë më par

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi denoncon se qeveria shqiptare nuk ka strategji për të përballuar COVID 19.

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë dhe sipërmarrës të goditur nga kriza ekonomike.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar ministrinë së Shëndetësisë sa i takon situatës me koronavirusin, ku dita ditë

Shoqatat shqiptare në Izmir të Turqisë kanë përkujtuar 76-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej ditëve të punës së Patrullave të Policisë së Shtetit, që shkojnë derë më derë te

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve të zonës së Pogradecit, të cilët nuk kursyen ankesat për qeveri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, shprehet se shifrat po tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e COVID-1