Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, në kuadër të turit “Bashkia që duam’.

Berisha shkruan se ikja e Ramës në Vlorë ditën e protestës së opozitës, "të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!"

POSTIMI I BERISHËS

Antimitingu i Edvinit ne Vlore, agonia e tij politike!

Miq, antimitingu me kakistokrate qe po organizon ikanaku ne Vlore, te rikujton skemen e Ramiz Alise te 22 shkurit 1991 me vullnetare te Enverit per te shpallur Republiken e Jugut dhe Vloren kryeqytet te saj!

Demokratet e Vlores njelloj si atehere do dine ti tregojne vendin qe meriton mbatharakut qe kerkon qe shnderroje qytetin e tyre ne bunker te kalbesirave te Kakistokracise. Nderim demokrateve te Vlores dhe popullit te saj! sb