Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ka lajmëruar ndjekësit e tij se ka marrë çmim nga aplikacioni në smartphone-in e tij.
Berisha ka fituar me rekordin e tij në ecje çmimin e Indisë, që siç e raporton vetë, ia ka dhënë aplikacioni “Fitbit” që mat hapat e kilometrat e përshkuara.
“Miq, me shume kenaqesi ndaj me ju lajmin se Fitbit dje me akordoi çmimin e Indise, qe deshmon se une me ecje kam pershkuar gjatesine e ketij vendi prej 3213 km!!
Me poshte keni çmimin e Fitbit dhe ecjen time dje! Sb,” shkruan Sali Berisha.