Berisha: Ja katër “armiqtë” e mi

23/01/2020 - 23:00

Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e emisionit "Opinion" ka deklaruar emrat e atij që ai i konsideron "armiq". Sipas Berishës, 4 janë armiqtë e tij: George Soros, Fylen, Glover dhe Papandreu. 

Sali Berisha: Në të gjithë karrierën time janë katër vetë të sulmuar nga unë. Sorosin, një armik i egër i qendrës së djathtë e vlerave së saj. Fylen, i cili dihet botërisht, e ka shkruar vetë që ka bërë shkollë zbulimi. Shkonte në Beograd të Nikoliçi dhe bënte deklarata kundër meje. Në atë kohë nuk më shkonte mendja. Duket se argatin e Prishtinës e kishte thes, dhe thoshte në Bruksel nuk është gjë ai, nuk kam punë me Hashim Thaçin. Tjetër ishte Gloveri për një periudhë. Ka qenë Papadreu, babë e birë të njëjtë janë. Në këto 30 vite nuk mund të mos kesh tre apo katër veta. Ti je shqiptar, si të duket ty kur Vlahutin si ambasadore deklaron se nuk ka nevojë për marrëveshje. Çfarë i thash unë? Europa është ndërtuar nga marrëveshjet dhe e çova pak më tutje, a përfaqëson Beogradin apo Brukseli.

Erl Murati: Po Palmerin që i thoni dhëndër Serbie?

Sali Berisha: Po e ka nusen ai. E para e punës e shoqja e tij, është serbe apo malazeze. Dhe njëherë them, nëse ti mendon se unë e kam thënë atë për ta ofenduar, në asnjë mënyrë. Në trajtimin e problemit Kosovë-Serbi ajo ngjall mosbesim, kaq. Nuk e kam takuar kurrë atë, më duket një diplomat i shkathët dhe energjik, por se kam thënë atë, do i them ato.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Para fillimit të takimit të sotëm informal në Bruksel, Rama tha se do të diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të BE për të cilë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës në selinë bl

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama mbron 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel ku sot është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel para takimit informa

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm të

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nuk ka investuar në infrastrukturën e kryeqytetit duke marrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur anëtarësimin e FRPD-së në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Eur

Mbi pakon me eksploziv, e cila u gjend poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Liçi ka reaguar edhe kryetarja e bashkisë Shk

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dijeni atë që ai e cilëson “një lajm të mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin n

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, ish-deputeti Klevis Balliu ka deklaruar se me në krye të qeverisë Edi Ramën nuk ka drej