Ish-kryeministri Sali Berisha pas urimit për festën e Pashkëve, ndan një tjetër lajm për ndjekësit e tij. Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kryeministri shkruan se me ecje ka përshkruar të gjithë gjatësinë e lumit Nil, ndaj edhe ka marrë çmimin me të njëjtin emër nga aplikacioni “Fitbit”.

Berisha shprehet se ky rekord është frymëzues edhe për faktin që Nili i jep gjallëri kontinentit.

"Miq, fantastike! 

Sot, diten e Pashkes mora nga Fitbit çmimin e Nilit, pra me ecje une kam pershkuar te gjithe gjatesine prej 6,649 km te lumit Nil, lumit me te gjate ne bote. Rekord frymezues si per gjatesine e pershkuar por gjithashtu edhe per faktin se Nili i jep jete dhe gjalleri nje kontinenti. Me ndiqni! Follow me! sb", shkruan Berisha.